Politikë

Rama mesazh me dyer të mbylluar! Anëtarët e Asamblesë fikin telefonat, asnjë komunikim me jashtë

Por veç diskutimit me dyer të mbyllura mësohet se telefonat e të pranishmëve janë të fikur, ndërsa nuk është e mundur të komunikohet me anëtarët e Asamblesë brenda sallës.

F.I
Rama mesazh me dyer të mbylluar! Anëtarët e Asamblesë fikin
pamje nga asambleja e PS

DURRËS-Asambleja e PS ka nisur punimet në një resort në Gjirin e Lalzit me dyer të mbyllura. Ishte vetë kryeministri Edi Rama i cili kërkoi ndërprerjen e transmetimit live, ku u shpreh se do t’iu drejtohet me një mesazh anëtarëve të Asamblesë.

Por veç diskutimit me dyer të mbyllura mësohet se telefonat e të pranishmëve janë të fikur, ndërsa nuk është e mundur të komunikohet me anëtarët e Asamblesë brenda sallës. Pas përfundimit të komunikimit me dyer të mbyllura, pritet që kryeministri të mbajë edhe një deklaratë publike për mediat.

Ajo që u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi është se në Asamblenë e PS nq fokus të diskutimeve do të jetë fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027 dhe organizimi i partisë.

MOS HUMB