Aktualitet

Nga Kruja drejt Tiranës me armë në taksi, pranga 30-vjeçarit dhe pasagjerit, goditën efektivët

Gjatë arrestimit, blutë njoftojnë se dy të rinjtë kanë bërë rezistencë duke dhunuar efektivët dhe dëmtuan ambientet e komisariatit.

F.I
Nga Kruja drejt Tiranës me armë në taksi, pranga
arma e sekuestruar

TIRANË-Petrit Shima, 30 vjeç dhe Redion Hymeri 25 vjeç janë arrestuar në rrugën “Sami Frashëri”, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”. Policia u njoftua se 30-vjeçari me armë zjarri me vete po lërviste me taksi nga Kruja drejt Tiranës. Shima ndodhej në shoqërinë e Redion Hymerit. Gjatë arrestimit, blutë njoftojnë se dy të rinjtë kanë bërë rezistencë duke dhunuar efektivët dhe dëmtuan ambientet e komisariatit. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe 15 fishekë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati Nr. 2, operacioni i koduar “Taksimetri”.

Lëvizte me taksi, i armatosur me pistoletë, arrestohet në rrugën “Sami Frashëri”, një 30-vjeçar, banues në Thumanë.

Në pranga edhe pasagjeri tjetër në mjet, i cili shoqëronte 30-vjeçarin.

Të dy të arrestuarit, shtetas me precedentë penalë.
Ata kundërshtuan me dhunë, efektivët që i shoqëruan, dhe dëmtuan ambientet e komisariatit.

Sekuestrohet arma e zjarrit me 15 fishekë.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, për një shtetas që kishte lëvizur me armë zjarri me vete, nga Kruja drejt Tiranës, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 2 finalizuan operacionin e koduar “Taksimetri”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit P. Sh., 30 vjeç dhe R. H., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Thumanë.

Taksia në të cilën ishte pasagjer shtetasi i dyshuar, P. Sh., u ndalua në rrugën “Sami Frashëri”. 
Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit iu gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me municion, të cilën e posedonte pa leje.

Me të njëjtin mjet lëvizte edhe 25-vjeçari, i cili nuk kishte kallëzuar krimin.

Të dy shtetasit kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, dhe më pas, kanë dëmtuar ambientet e dhomës së shoqërimit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

MOS HUMB