Video

Bledar Sinani i "Plazza Casino" rrezikon rrafshimin e fshatit Manastir për resortin luksoz

Projekti parashikon ndërtimin e vilave private, hotelit me pesë yje dhe strukturave rezidenciale në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, duke hapur një konflikt të ri mes investitorëve strategjikë dhe banorëve që prej vitesh jetojnë e punojnë në Manastir.

zh.ll
Bledar Sinani i "Plazza Casino" rrezikon rrafshimin e fshatit Manastir
pamje nga projekti

TIRANË- Një projekt turistik luksoz i kompanisë "Premium Finance Invest", e lidhur me biznesmenin Bledar Sinani, pronar i "Plazza Casino", ka ngritur alarmin në fshatin Manastir pranë Plazhit të Pasqyrave. Banorët pretendojnë se projekti "The Mirrors" mbivendoset mbi një pjesë të madhe të fshatit, duke rrezikuar shembjen e dhjetëra banesave dhe bizneseve familjare, shumë prej të cilave janë të legalizuara dhe të pajisura me certifikata pronësie. Sipas tyre, pas miratimit të lejes së zhvillimit, në Kadastrën e Sarandës ka qarkulluar një "hartë e kuqe", e cila ka bllokuar legalizimet dhe investimet e banorëve, ndërsa askush nuk u ka dhënë një përgjigje të qartë për fatin e pronave të tyre. Projekti parashikon ndërtimin e vilave private, hotelit me pesë yje dhe strukturave rezidenciale në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, duke hapur një konflikt të ri mes investitorëve strategjikë dhe banorëve që prej vitesh jetojnë e punojnë në Manastir. Banorët kërkojnë transparencë dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të pronësisë, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të pranojnë zhvendosjen nga shtëpitë e tyre. Sipas amfora.al, rezulton se toka është ndarë disa herë, me ligje të ndryshme dhe me dokumente të dyshuara, dhe nuk është e qartë kush është pronari i vërtetë në shumë parcela.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB