Video

Zbardhet plagosja në Pogradec, Brian Syzo sapo zbriti nga makina

Burime bëjnë me dije se, sapo Syzo ka mbërritur në vendngjarje, pranë tij është afruar një fuoristradë "Jeep" me xhama të zinj dhe targa amerikane, ku udhëtonin autorët.

zh.ll
Zbardhet plagosja në Pogradec, Brian Syzo sapo zbriti nga makina
Brian Syzo dhe Nikolla Agolli

POGRADEC- Është zbardhur ngjarja e ndodhur një ditë më parë në Pogradec, ku 35-vjeçari Brian Syzo mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri. Hetimet e Policisë kanë çuar në identifikimin e katër personave të dyshuar si autorë të atentatit. Dy prej tyre janë arrestuar, Nikolla Agolli dhe David Prifti, ndërsa dy të tjerë Meardi Berberi dhe Edison Agolli janë shpallur në kërkim. Sipas hetimeve, katër të dyshuarit kanë organizuar sulmin ndaj 35-vjeçarit, me të cilin dyshohet se kishin konflikte të mëparshme. Ata kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tij, ndërsa ai ndodhej i parkuar në lagjen nr. 3 të Pogradecit, me synimin për ta eliminuar. Burime bëjnë me dije se, sapo Syzo ka mbërritur në vendngjarje, pranë tij është afruar një fuoristradë "Jeep" me xhama të zinj dhe targa amerikane, ku udhëtonin autorët. Sipas të njëjtave burime, Nikolla Agolli ka hapur zjarr në drejtim të Syzos sapo ky i fundit ka dalë nga automjeti i tij. Motivi i atentatit dyshohet të lidhet me konfliktet e vjetra mes dy grupeve rivale në Pogradec. Shkak, sipas burimeve, është bërë një ngjarje e ndodhur në tetor të vitit të kaluar, kur vëllai i Brian Syzos, Andi Syzo, plagosi me thikë Nikolla Agollin.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB