Video

Plagoset me armë zjarri Brian Syzo në Pogradec, pranga Nikolla Agollit

Autori i dyshuar i ngjarjes është 24-vjeçari Nikolla Agolli, i cili është arrestuar nga policia pas një ndjekjeje disa minutëshe, duke u kapur në Prrenjas.

zh.ll
Plagoset me armë zjarri Brian Syzo në Pogradec, pranga Nikolla Agollit
Brian Syzo dhe Nikolla Agolli

TIRANË-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në Pogradec, ku i plagosur në këmbë ka mbetur Brian Syzo. 35-vjeçari është njër emër i njohur për policinë pasi rezulton me precedentë penalë. Autori i dyshuar i ngjarjes është 24-vjeçari Nikolla Agolli, i cili është arrestuar nga policia pas një ndjekjeje disa minutëshe, duke u kapur në Prrenjas. Ndërkohë, vijon kërkimi për armën e krimit, e cila dyshohet se është hedhur në një zonë pranë liqenit. Sipas burimeve pranë hetimit, dyshohet se në zanafillë të ngjarjes qëndron një konflikt i hershëm mes palëve. Burimet bëjnë me dije se Agolli ishte plagosur në janar të vitit 2025 në një berberhane në lagjen nr. 1 të Pogradecit. Për atë ngjarje u dyshua si autor Sindi Syzo, vëllai i Brian Syzos, ç'ka ka ngritur dyshime se plagosja e ndodhur sot mund të jetë vazhdim i të njëjtit konflikt. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB