Video

Vrau vëllanë për tokën/ Burg për autorin, dëshmia: Do i jepja gjithçka

76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë.

zh.ll
Vrau vëllanë për tokën/ Burg për autorin, dëshmia:
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Muharrem Rreshkën, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Eqerem Rreshkës, mbrëmjen e 24 qershorit. Mësohet se gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur i penduar, ku nuk ka pasur të pranishëm asnjë familjarë dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias. Burime bëjnë me dije se sipas avokates së caktuar kryesisht, 76-vjeçari ka deklaruar se nëse do të kthehej pas në kohë do t’i jepte të vëllait gjithçka, tokë e shtëpi e se nuk donte të arrinte në këtë pikë. Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e 24 qershorit në Kavajë, ku një konflikt mes dy vëllezërve u mbyll me vdekjen e njërit prej tyre. Viktima Eqerem Rreshka, 74-vjeç kishte shkuar për të marrë dengje bari me zetor në arë, ku pasi i kishte ngarkuar, gjatë kthimit ishte takuar me vëllain e tij Muhamet Rreshka 76 vjeç. Ky i fundit i kishte thënë vëllait të mos kalonte në atë rrugë, me pretendimin se është pjesë e tokës së tij.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB