Video

Dyshimet për atentat? Ilir Selmani në GJKKO, ndryshon vendbanim

Më 19 qershor Apeli i Posaçëm vendosi të lirojë Selmanin nga arresti me burg, duke vendosur masën në arrest shtëpie për të dyshuarin.

F.I
Dyshimet për atentat? Ilir Selmani në GJKKO, ndryshon vendbanim
ilir selmani

TIRANË- Ilir Selmani i dyshuar për ekzekutimin e ish-punonjësit të Policisë, Santiago Malko në gusht të vitit 2019 është paraqitur nën forca të shumta sigurie në GJKKO. I dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, Selmani kërkon pafajësi në Apel. Seanca u shty pasi avokatët kërkuan kohë për konkluzionet përfundimtare. Më 19 qershor Apeli i Posaçëm vendosi të lirojë Selmanin nga arresti me burg, duke vendosur masën në arrest shtëpie për të dyshuarin. Vetëm një ditë më parë pranë banesës së tij u kap me armë zjarri Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky episod çoi hetuesit të dyshojnë se po tentohej një atentat për hakmarrje, teksa trupa gjykuese i pranoi Selmanit kërkesën për ndryshim të vendbanimit për shkak të kushteve jo të mira ku ndodhet aktualisht.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB