VLORË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme përgjatë autostradës Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një fadromë, ku si pasojë e përplasjes një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Mësohet se viktima është Ermal Lula, shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, i cili më herët ka mbajtur edhe detyrën e shefit të Antidrogës. Ndërkohë, i plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa raportohet se si pasojë e aksidentit, situata në këtë aks rrugor vijon të jetë e rënduar./ZËRI