Politikë

‘Mali i Zi, objekt i xhelozisë sonë’, Rama: Flamingot morën vëmendje se pas ishte 'hija' e Trump

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek protestat gjatë muajve të fundit në vend, duke deklaruar se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri.

F.I
‘Mali i Zi, objekt i xhelozisë sonë’, Rama: Flamingot
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian. Rama ndodhet në panel bashkë me Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, atë të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Komisionerin Europian për Ekonominë dhe Produktivitetin, Valdis Dombrovskis, dhe deputeti i Parlamentit Europian, Thijs Reuten.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe tek protestat gjatë muajve të fundit në vend, duke deklaruar se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri. Kreu i qeverisë theksoi se njerëzit kanë plotësisht të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë. 

Edi Rama: Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajve të fundit, ka qenë publike gjerësisht. Revolucioni flamingo tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, sepse pas ishte hija e Donald Trump. Sepse s’jam shumë i sigurt se nëse nuk do të ishte Trump, do të donte t’ja dinte kush për Flamingot në Shqipëri. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë. Ajo që Tokvill e quajti ‘revolucioni i pritshmërive më të larta’. Njerëzit kanë plotësisht të drejtë legjitime për të kërkuar më shumë. Ky është fakti pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE-në, që ka qenë shumë dobiprurës në vetvete. Kjo është qasja ime e parë. Është nder të jemi me Malin e Zi, sepse ata janë më të vegjlit, por edhe objekt i xhelozisë sonë.

MOS HUMB