TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u paraqit sot në SPAK për zbatimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Në dalje nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha u pyet nga gazetarët nëse ka një ftesë publike për t’u bashkuar me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin, pas zhvillimeve të fundit në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur më 14 nëntor.
Berisha nuk doli me emra por pohoi se të gjithë ata që e konsiderjonë kryeministri Edi Rama të keqen e Shqipërisë, duhet të bashkohen.
“Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë, duhet të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë”, deklaroi Berisha.
Edhe më herët gjatë një bashkëbisedimi në rrjete sociale me qytetarët, Berisha nuk përjashtoi bashkimin me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku theksoi se kushdo që të japë kontributin e tij në largimin e Ramës nga qeveria, është i mirëpritur.
Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama njoftoi largimin e Veliajt nga drejtimi politik i Tiranës. Nga ana tjetër Rama kërkoi edhe përjashtimin e deputetes Elisa Spiropali.