Aktualitet

Adriatik Llalla nuk i shpëton burgut! GJKKO rrëzon kërkesën e ish-prokurorit për parashkrim

Përmes kërkesës së depozituar në Gjykatën e Posaçme, Llalla kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se dënimi ndaj tij ishte parashkruar. 

F.I
Adriatik Llalla nuk i shpëton burgut! GJKKO rrëzon kërkesën
Adriatik Llalla

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burg, të dhënë ndaj tij për veprat penale që lidhen me fshehjen dhe mosdeklarimin e pasurisë. Vendimi është marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, ndërsa SPAK, i përfaqësuar nga prokurorja Enkeleda Millonai, u shpreh kundër kërkesës së ish-kryeprokurorit.

Vetë Llalla nuk ishte i pranishëm në seancë. Përmes kërkesës së depozituar në Gjykatën e Posaçme, Llalla kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se dënimi ndaj tij ishte parashkruar. 

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla u dënua me dy vjet burg dhe 5 vite përjashtim nga shërbimet publike, për fshehjen e pasurisë në tre episode, në shtator të vitit 2021, por vendimi nuk u ekzekutua asnjëherë pasi ai u largua nga vendi dhe zgjodhi të mos përballej me drejtësinë. 

Llalla u arratis në Itali, ku kërkoi azil politik, por u arrestua në dhjetor të vitit 2021 në Romë. Më pas, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Lalla u lirua me kushtin që do të mbahej në survejim nga autoritetet italiane. Më herët, mbrojtja e tij kishte kërkuar edhe në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg, duke argumentuar se Llalla vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Kërkesa nuk u pranua./ZËRI

MOS HUMB