Aktualitet

Sherr mes të dënuarve në burgun e Durrësit, njëri prej tyre plagoset me mjet prerës (EMRAT)

Ndërkohë është arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes.

F.I
Sherr mes të dënuarve në burgun e Durrësit, njëri prej
mjeti prerës

DURRËS-Një plagosje me mjet prerës është regjistruar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes të burgosurëve, ku i plagosur me mjet prerës ka mbetur Ilir Biba. Ndërkohë është arrestuar në flagrancë Muharrem Bugjisha, i dyshuar si autor i plagosjes.

Sherr mes të dënuarve në burgun e Durrësit, njëri prej

Njoftimi: 

Në datën 15.11.2026, në IEVP Durrës, nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasit të burgosur M. B., pasi gjatë një konflikti ka goditur me anë të një mjeti prerës shtetasin e burgosur I.B

Nga AMSEVP dërgohen materialet procedurale për veprime të mëtejshme në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në ngarkim të shtetasit të burgosur M. B. për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit te vendimeve penale”, të parashikuara nga nenet 89 dhe 324/a të Kodit Penal.

Nga AMSEVP po kryhen verifikimet e mëtejshme për punonjësit e kësaj IEVP-je të përfshirë në paligjshmëri.

MOS HUMB