Politikë

Plas tritoli edhe në Fier, lënda eksploziv shpërthen në banesën e 33-vjeçarit në 'arrest shtëpie'

Pas shpërthimit vetë Pashaj ka njoftuar Policinë për ngjarjen. 

F.I
Plas tritoli edhe në Fier, lënda eksploziv shpërthen në
foto ilustruese

FIER-Një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar në vend. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos, ku lënda plasëse ka shpërthyer në portën e rrethimit të banesës së 33-vjeçarit, Mateos Pashaj. Ky i fundit ndodhet në masën e sigurisë 'arrest në shtëpi' për veprën penale ‘goditje për shkak të detyrës’. Pas shpërthimit vetë Pashaj ka njoftuar Policinë për ngjarjen. 

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

MOS HUMB