FIER-Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol në portën rrethuese të banesës së Mato Pashaj në Patos, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ka qenë vetë 33-vjeçari Mateo Pasha që ka njoftuar sallën operative rreth orës 05:05, duke raportuar dëmtimin e portës së banesës së tij, dyshohet si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse.
Pashaj akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” pasi ka goditur një punonjës të policisë se burgjeve. Por ngjarja e sotme ka ngritur dyshime se ka si shkak hakmarrjen.
33-vjeçari ka qenë i përfshirë në vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit 2010. Bëhet fjalë për vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi, i cili u vra me thikë në korrik të vitit 2010. Ngjarja e rëndë në atë kohë u lidh me motive të dobëta, që kishin nisur nga konflikte për adresa në rrjetin social Facebook.
Sipas të dhënave të policisë së kohës, Daniel Rrapushi, atëherë nxënës në vitin e tretë të gjimnazit, u qëllua me thikë në zemër nga Mateo Pasha. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe dokumentuar ligjërisht ngjarjen.
