TIRANË- Një mori detajesh dhe informacionesh që dyshohet se kanë çuar hetimet deri te institucionet më të larta të shtetit, janë zbuluar nga telefoni i biznesmenit Ergys Agasi. Pas arrestimit të këtij të fundit në muajin gusht, iu gjet dhe sekustrua një aparat telefonik “Iphone 17”, i cili sipas burimeve nuk ishte i pajisur me asnjë kod sigurie dhe për rrjedhojë ka shërbyer si një 'magazinë' informacioni për SPAK që brenda një kohe të shkurtër caktuan masën e arrestit për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni dhe dy personave të tjerë të përfshirë. Po sipas burimeve, bëhet me dije se në telefonin e Agasit nuk janë gjetur vetëm biseda me drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni. Por, gjithashtu edhe dhjetëra biseda me personazhe mjaft të njohur të botës së krimit të shpallur në kërkim, si dhe Drejtorë Policie, dhe për prokurorë të SPAK, të cilat ishin ruajtur qëllimisht, por për arsye ende të paqarta. Biseda këto që kanë mjaftuar që të rritet numri i personave nën hetim, deri në institucionet më të larta të shtetit.
/ZËRI