Video

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së, Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit 

Deputetët e PD-së kundërshtuan zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit me pretendimin se procedura ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkuan shfuqizimin e votimit në Kuvend dhe pezullim të ushtrimit të detyrës.

zh.ll
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së, Endrit Shabani mbetet
endri shabani-Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar padinë e bërë nga deputetët e Partisë Demokratike për emërimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Deputetët e PD-së kundërshtuan zgjedhjen e Shabanit si Avokat i Popullit me pretendimin se procedura ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe kërkuan shfuqizimin e votimit në Kuvend dhe pezullim të ushtrimit të detyrës. Por, me vendimin e fundit, Kushtetuesja ka lënë në fuqi procedurën përmes së cilës Shabani u zgjodh në këtë detyrë nga Kuvendi, duke argumentuar se nuk ka cenuar garancitë themelore procedurale. Përplasja mes palëve nisi pasi PD tërhoqi firmat për kandidatët për Avokat të Popullit, përfshirë Endri Shabanin, duke deklaruar se ai nuk kishte më mbështetjen e saj. Pavarësisht kësaj, kandidatura e Shabanit u votua në seancë plenare nga mazhoranca. Shabani u zgjodh Avokat i Popullit nga Kuvendi në 11 dhjetor 2025, ndërsa më 18 dhjetor u betua mes tensioneve në seancë plenare.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB