Video

Nga nëntori, mishi do të shitet 40% më shtrenjtë

Disa nga përpunuesit kryesorë të mishit të kontaktuar nga Monitor, shprehen se rezervat në magazina sipas përpunuesve mund të zgjasin deri në 2 muaj dhe ndryshimi i kostove pritet të nisë në nëntor.

F.I
Nga nëntori, mishi do të shitet 40% më shtrenjtë
foto ilustruese

TIRANË- Ndërprerja e importeve të mishit nga Brazili pritet të sjellë rritje të çmimeve në tregun shqiptar, me përpunuesit që paralajmërojnë se nga nëntori çmimet e mishit të viçit, pulës dhe nënprodukteve mund të rriten nga 12 deri në 40%. Disa nga përpunuesit kryesorë të mishit të kontaktuar nga Monitor, shprehen se rezervat në magazina sipas përpunuesve mund të zgjasin deri në 2 muaj dhe ndryshimi i kostove pritet të nisë në nëntor. Filetoja e pulës mund të arrijë deri në 450 lekë për kilogram. Ndërkohë mishi i viçit pritet të rritet me rreth 300-400 lekë për kilogram, duke e çuar mishin e viçit në nivele prej rreth 1,600-1,700 lekësh për kilogram. Aktualisht, çmimi i mishit të freskët të viçit në tregun e pakicës luhatet rreth 1,300-1,350 lekë për kilogram.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB