Video

41 kg kokainë në konteinerin e 'diMAL' ende pa pronar, hetimi në "duart" e SPAK

Pas sekuestrimit të sasisë së drogës, çështja ka kaluar nga Prokuroria e Durrësit në SPAK, e cila do të hetojë për të zbardhur origjinën e kokainës, personat e përfshirë dhe destinacionin e saj.

zh.ll
41 kg kokainë në konteinerin e 'diMAL' ende pa pronar,
mondi goxha

TIRANË- Rreth 41 kilogramë kokainë u gjetën dhe u sekuestruan më 14 shtator në Portin e Durrësit, të fshehura në konteinerin me mish pule të kompanisë 'AMG Food" (diMAL shpk). Pas sekuestrimit të sasisë së drogës, çështja ka kaluar nga Prokuroria e Durrësit në SPAK, e cila do të hetojë për të zbardhur origjinën e kokainës, personat e përfshirë dhe destinacionin e saj. Deri në këtë fazë të hetimeve, nuk rezulton të ketë prova që lidhin kompaninë 'diMal' me sasinë e kokainës së sekuestruar. Ndërkohë që hetuesit po verifikojnë porosinë e produktit të mishit të pulës, dokumentacionin shoqërues, faturat dhe destinacionin e ngarkesës, me qëllim identifikimin e personave që kanë porositur dhe organizuar transportin e lëndës narkotike. Dyshimet e hetuesve janë se droga mund t’u përkasë grupeve kriminale shqiptare me bazë në Belgjikë, të cilat ishin goditur nga autoritetet pak ditë përpara sekuestrimit të kokainës në Portin e Durrësit. Për këtë rast deri më tani nuk është raportuar për asnjë arrestim apo procedim penal, ndërsa rezulton se sasia e mishit të pulës nga Brazili, ishte porositur nga subjekti 'AMG Food' në pronësi të biznesmenit Mondi Goxha.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB