TIRANË- Edison Korra, 24 vjeç dhe Orest Balla, 23 vjeç, u arrestuan sot pasi tentuan të mashtrojnë kreun e FSHF, Armand Dukën për t’i marrë 100 mijë euro. Korra dhe Balla kanë përdorur një profil në rremë në rrjetet sociale, për të futur Dukën në 'rrjetën' e mashtrimit. Ata janë prezantuar në aplikacionin 'Signal' si Taulant Balla dhe i kanë kërkuar shumën prej 100 mijë euro në kriptovaluta. Duka u ka thënë personave se nuk merrej me transaksione të tilla dhe i ka orientuar që të kontaktonin me djalin e tij, duke u shprehur se ai merrej me këto transaksione. Në vijim, një agjent policie ka komunikuar me dy të dyshuarit duke u prezantuar si djali i Armand Dukës. Dy të rinjtë kanë kërkuar që paratë të dorëzoheshin në Elbasan. Në momentin e dorëzimit të shumës, efektivët kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar. Pas mashtrimit dyshohet se fshihet Florian Gjergji, emri i të cilit është lakuar në episode të ndryshme mashtrimi.
/ZËRI