Video

SKANDALI-Hakerat publikojnë numrat e agjentëve të SHISH

Grupi i hakerëve "Homeland Justice" ka publikuar në Telegram një sërë dokumentesh, mes të cilave edhe numrat celularë të personelit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për mbi 600 numra celularë të stafit të SHISH.

F.I
SKANDALI-Hakerat publikojnë numrat e agjentëve të SHISH
foto ilustruese

TIRANË- Shërbimi Informativ Shtetëror nuk po gjen qetësi, ku pas pezullimit dhe arrestimit të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni, agjentët po përballen me një skandal tjetër. Grupi i hakerëve "Homeland Justice" ka publikuar në Telegram një sërë dokumentesh, mes të cilave edhe numrat celularë të personelit të Shërbimit Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për mbi 600 numra celularë të stafit të SHISH. Grupi iranian pretendon se ndodhen edhe fatura të Vodafone me lista të gjata numrash telefoni të agjentëve. Alarmi është ngritur nga eksperti për sigurinë kibernetike Besmir Semanaj, i cili kërkoi nga institucionet të deklarojnë publikisht nëse materialet janë autentike dhe çfarë masash janë marrë për mbrojtjen e personave të prekur.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB