Video

“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë me lejet e dhëna në Tiranë?

Por ngopja e tregut hotelier ngre pikëpyetje nëse do të përfundojnë si zyra, apartamente apo godina gjysmë bosh?

F.I
“Vdekja” e kullave, çfarë do të ndodhë me
foto ilustruese

TIRANË- Dhjetëra projekte kullash në Tiranë u paraqitën si hotele luksoze, duke përfituar më shumë kate dhe lehtësi fiskale. Por ngopja e tregut hotelier ngre pikëpyetje nëse do të përfundojnë si zyra, apartamente apo godina gjysmë bosh? Të dhënat e Monitor tregojnë se çmimi mesatar i një nate në “Airbnb” në Tiranë ishte 42.4 euro, rreth tri herë më i ulët se tarifa e hoteleve me katër yje. Edhe hotelet e kategorive të larta kanë çmime relativisht të ulëta krahasuar me kryeqytetet europiane. “Rogner” dhe “Xheko Imperial” ofrojnë dhoma për rreth 158 euro, “Mak Albania” për 126 euro dhe “Tirana International” për 119 euro. Më të shtrenjtët mbeten “Tirana Marriott” dhe “Maritim Plaza”, me tarifa që luhaten rreth 180–200 euro nata. Këto të dhëna shtojnë dyshimet nëse tregu i Tiranës mund të përballojë dhomat e reja që pritet të shtohen nga projektet e shumta të kullave. Me një treg hotelier që po ngopet dhe mijëra apartamente që ofrohen me çmime shumë më të ulëta, bumi i kullave-hotel në Tiranë rrezikon të përfundojë në një transformim të heshtur të projekteve.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB