Aktualitet

U qëlluan për vdekje në mes të ditës, ekzekutohet 39-vjeçar shqipari në Spanjë! Autori arratiset

Ngjarja është regjistruar në mes të ditës në një kompleks sportiv dhe argëtues, ku shqiptari ndodhej në shoqëri, i ulur në ambientet e jashtme të një lokali

M.K.

U qëlluan për vdekje në mes të ditës, ekzekutohet

SPANJË- Një 39- vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në Orihuela Costa, në Spanjë. Ngjarja është regjistruar në mes të ditës në një kompleks sportiv dhe argëtues, ku shqiptari ndodhej në shoqëri, i ulur në ambientet e jashtme të një lokali

Sipas mediave spanjolle, sulmi ka ndodhur pak para orës 13:00 në Playa Flamenca Sport Club në rrugën Nicolas de Bussi. Një person është afruar drejt 39-vjeçarit dhe ka hapur zjarr ndaj tij disa herë. Plumbat kanë qenë fatalë, ndërsa autori është larguar menjëherë pas krimit me një monopatinë elektrike, duke u zhdukur nga zona.

Të shtënat kanë alarmuar personat që ndodheshin në kompleks, të cilët kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Gardës Civile, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit. Deri më tani ai vijon të jetë në kërkim.

Një nga pistat që po shqyrtohet nga hetuesit është ajo e një larjeje hesapesh, megjithatë motivet e atentatit nuk janë bërë ende të qarta.

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar transportimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Alicante. Ekzaminimi autoptik pritet të kryhet të mërkurën, ndërsa hetuesit po punojnë për të rindërtuar dinamikën e plotë të vrasjes dhe për të identifikuar personin që qëlloi shqiptarin./ZËRI

MOS HUMB