Aktualitet

Tufa e ujqërve sulmon bagëtitë në Kuçovë, gruaja në lot i kërkon ndihmë: Jemi në hall të madh! (VIDEO)

Bukurie Pire i është drejtuar institucioneve për ndihmë duke treguar se bashkëshorti i saj vuan nga tensioni i lartë dhe se të ardhurat nga bagëtitë ishin jetike për jetesën e tyre.

M.K.
Tufa e ujqërve sulmon bagëtitë në Kuçovë, gruaja
Baftjar dhe Bukurie Pire

KUÇOVË- Një tufë ujqërish ka sulmuar bagëtitë e një familjes Pire në fshatin Tapi të Kuçovës duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Humbja e deleve, që përbënin burimin kryesor të të ardhurave e ka zhytur familjen në vështirësi ekonomike.

Bukurie Pire i është drejtuar institucioneve për ndihmë duke treguar se bashkëshorti i saj vuan nga tensioni i lartë dhe se të ardhurat nga bagëtitë ishin jetike për jetesën e tyre. Ajo i bën apel Bashkisë së Kuçovës që të ndërhyjë për t'i ardhur në ndihmë familjes.

“Kërkoj ndihmë nga shteti, jam në hall. Me çfarë të ushqehemi? Burrin e kam të sëmurë me tension të lartë, vetë po ashtu. Ku do të shkojmë? Ku të mbytemi? Jam në hall të madh. Me këto ushqeheshim. Bashkia e Kuçovës të më ndihmojë, jam në hall të madh! Nuk kam rrugë tjetër. Ata deshë më hëngrën burrin, nuk ishin një, ishin shumë. Kërkoj ndihmë, më ndihmoni! Jam shumë në hall!” tha Bukurie Pire.

Familja kërkon mbështetjen e institucioneve pas dëmeve të shkaktuara nga sulmi i ujqërve, ndërsa mbetet pa burimin kryesor të të ardhurave./ZËRI

MOS HUMB