VLORË- Pas aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbi jetën shefi i krimeve, Ermal Lula është arrestuar drejtuesi i skrepit që u përfshi në aksidentin. 63-vjeçari Thanas Poçaj ishte plagosur nga përplasja dhe ishte transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se është arrestuar nga policia.
Mbrëmjen e djeshme u raportua se skrepi nuk kishte drita në pjesën e pasme. Megjithatë, janë hetimet dhe ekspertiza ato që do të zbardhin shkakun e aksidentit.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 16 nëntorit në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte efektivi, u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, Ermal Lula humbi jetën.