Politikë

Modeli i ri i prokurimeve publike, Rama: Gjithçka kalon nga 'Diella'...së shpejti edhe 'Gjoni' (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, ku paralajmëroi rolin kryesor të 'Diellës', si dhe paralajmëroi një mekanizëm të ri të quajtuar 'Gjoni', i cili do t'i vijë në ndihmë ministres virtuale.

zh.ll
Modeli i ri i prokurimeve publike, Rama: Gjithçka kalon nga
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, të prezantuara fillimisht nga ministrja virtuale "Diella". Sipas Ramës, modeli i ri synon të rrisë transparencën, sigurinë dhe eficiencën në realizimin e prokurimeve publike, duke ulur kostot dhe burokracitë për institucionet dhe sipërmarrjen.

Rama paralajmëroi një reformim të thellë të sistemit të prokurimit publik, ku rol kryesor do të ketë inteligjenca artificiale përmes ministres Diella. Kreu i qeverisë deklaroi se bizneset nuk do të detyrohen më të mbledhin dokumente fizike për të garuar në tendera, pasi i gjithë procesi do të kalojë në mënyrë digjitale përmes “Diellës”.

“Asnjë biznes nuk do detyrohet më të mbledhë letra lart e poshtë për të patur mundësinë të dorëzojë një ofertë për prokurim publik, gjithcka do kalojë nga Diella. Mbi 40 regjistra publik do të jenë aty për ty hapur me një klik të vetëm dhe për të bërë gjithë punën që sot biznesi e bën duke ndeshur pengesa të ndryshme Do jetë një revolucion i mirëfilltë, për përllogaritjen e fondeve limite, teknikën e shqyrtimit të ofertave, të gjitha do të jenë nën mbikëqyrjen e Diellës dhe Diella po përgatitet të ofrojë zgjidhje me algoritme inteligjente", tha Rama.

Po ashtu, në fjalën e tij, Rama bëri të ditur se pas "Diellës" se shpejti do të kemi edhe një "Gjon", i cili do të merret me një sërë procesesh prokurimesh.

“Kam besim që kur Diella bashkë me Gjonin, i cili do të shfaqet së shpejti në këtë fushë, që do të merret me një sërë procesesh prokurimesh. Besoj dhe dua të shpresoj që do të fitojë bindja se ka fitues me të drejtë dhe humbës me meritë. Humbësit do ti kontrollojnë një më një fletat e procesit. Neë York Times hapi debat për Diellën. Nuk do të ketë një proces të mbyllur në ekranin e Diellës, po një proces që do ta ndjekin manualisht. Vendimmarrja do të jetë përsëri e njeriut”, tha kreu i qeverisë./ZËRI

MOS HUMB