Aktualitet

Homazhet në nder të shefit të krimeve në Vlorë, Hita: Keqardhje, fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm

Hita shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët, duke theksuar se tre fëmijët e Lulajt do të kenë mbështetjen e Policisë së Shtetit.

F.I
Homazhet në nder të shefit të krimeve në Vlorë, Hita:
Skënder Hita

FIER-Homazhe dhe nderime janë zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier për efektivin Ermal Lulaj, shefin e Krimeve në Vlorë, i cili humbi jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Pjesë e homazheve ishte edhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili deklaroi se humbja e efektivit është një ditë të dhimbshme për familjen, kolegët dhe gjithë strukturat e Policisë së Shtetit.

Hita shprehu ngushëllimet për familjen dhe kolegët, duke theksuar se tre fëmijët e Lulajt do të kenë mbështetjen e Policisë së Shtetit.

"Ndjej një keqardhje të madhe për mënyrën se si u largua kaq shpejt. U largua babai i tre fëmijëve, bir i një familje shumë të mirë, një koleg shumë i mirë. Fëmijët e tij nuk do të jenë vetëm, për çfarëdo kujdes që do të kenë familja e madhe e Policisë së Shtetit gjithmonë do t'u gjendet", -u shpreh kreu i Policisë së Shtetit.

Homazhet në nderim të Ermal Lulajt u zhvilluan nga ora 11:00 deri në 12:00, ku të pranishëm ishin familjarë, të afërm, kolegë dhe drejtues të policive. Shefi i krimeve të Vlorës, humbi jetën mbrëmjen e kaluar në një aksident tragjik në autostradën Fier-Vlorë, pranë Novoselës. Automjeti tip “Toyota”, me të cilin udhëtonte efektivi, u përplas me një skrep që ndodhej në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, Lulaj humbi jetën.

MOS HUMB