HAGË- Gjykata Speciale në Hagë e ka shpallur fajtor Hashim Thaçin për disa pika të aktakuzës në rastin për pengim të drejtësisë.
Thaçi dënohet me 17 muaj burg, që i shtohet dënimit prej 25 vitesh, i dhënë para pak muajsh.
“Hashim Thaçi, unë ju shpall fajtor për tentativë pengimi të personave zyrtare për pengimin e detyrave zyrtarë në bashkëpunim.
Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe fajtor për mosbindjen ndaj gjykatës.
Ju shpall të pafajshëm për tentativë për pengim të personave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Dënoheni me dënim të njëhsuar prej 17 muajsh burgim”, u shpreh gjyqytari Christopher Gosnell.
Këtë të martë, në Dhomat e Specializuara të Hagëa u zhvillia seanca e shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit në rastin në të cilin akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.