Aktualitet

Tjetërsimi i 67 ha tokë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës dhe 3 ish-zyrtarët e tjerë

zh.ll
Tjetërsimi i 67 ha tokë, SPAK kërkon 1 vit burg për
fredi kokoneshi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur pretencën dhe kërkon dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, i akuzuar për "shpërdorim detyre" kryer në bashkëpunim. 

Në pretencën e saj, SPAK ka kërkuar dhe ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare.

Gjithashtu, dënimi me 1 vit burg është kërkuar edhe për 3 ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie.

Konkretisht, SPAK kërkon për 3 të pandehurit e tjerë:

Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite;

Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite;

Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.

Konkretisht sipas hetimeve të SPAK, zyrtarët e Bashkisë kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë procedurës së dhënies me qira të disa pasurive që janë përdorur për impiante diellore me afat shfrytëzimi 10-vjeçar, ndërkohë që në ASHK ishin të regjistruara si tokë bujqësore. Bëhet fjalë për 67 hektarë tokë bujqësore, të kaluara në mënyrë të paligjshme kompanive private./ZËRI

MOS HUMB