Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Adriatik Lapaj sërish krah Florian Binajt: E mbështesim, s’mund të presi në besë

Sipas Lapaj, nuk mund të presi në besë një qytetar si Florjan Binaj.

F.I
Gara për Bashkinë e Tiranës, Adriatik Lapaj sërish krah
Adriatik Lapaj dhe Florian Binaj

TIRANË- Drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka rikonfirmuar se do të vazhdojë të mbështesë Florjan Binajn në garën për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lapaj u pyet në lidhje me Bashkinë e Tiranës, ku u shpreh se vitin e kaluar kanë marrë një vendim përtej partive për të mbështetur Florjan Binajn si kandidat të pavarur për Bashkinë e Tiranës. Lapaj rikonfirmon se sërish do të vazhdojë të mbështesë Binajn dhe do t’i qëndrojnë deri në fund kësaj zgjedhjeje.

Sipas kreut të ' Shqipëria Bëhet' arsyeja pse mbështet aktorin dhe aktivistin është sepse nuk mund të presi në besë një qytetar si Florjan Binaj, i cili doli mbi partitë për të kandiduar, duke i qëndruar parimit të tij.

MOS HUMB