Politikë

Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për kategoritë në nevojë! (ja sa do të paguhet)

Tarifa do të ulet për fëmijët nën 16 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç, duke synuar lehtësimin e kostove për familjet dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

F.I

Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e dokumenteve të identifikimit për

TIRANË-Tarifa për pajisjen me pasaporta dhe karta identiteti për disa kategori qytetarësh, do të ndryshojë më 1 janar 2027. Lajmi është bërë i ditur nga Minitri i Brendshëm Ervin Demo, i cili firmosi urdhin për uljen e tarifave.

Konkretisht tarifa do të ulet për fëmijët nën 16 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç, duke synuar lehtësimin e kostove për familjet dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për mbështetje.

Për fëmijët nën 16 vjeç, tarifa e pasaportës ulet nga 7,500 në 6,000 lekë. Për personat me aftësi të kufizuara, karta e identitetit do të kushtojë 1,000 lekë, nga 1,500 lekë që është aktualisht, ndërsa pasaporta do të ulet në 6,000 lekë. Për qytetarët mbi 65 vjeç, tarifa e kartës së identitetit ulet nga 1,500 në 1,000 lekë.

Demo me një video në rrjete sociale deklaroi se ulja e tarifave është pjesë e një angazhimi më të gjerë për shërbime më të shpejta, më pak burokraci dhe më shumë kujdes ndaj qytetarëve, duke garantuar se do ta ndjekë personalisht zbatimin e këtij vendimi.

MOS HUMB