Politikë

Metsola pret Ramën në Bruksel: Mund të mbështeteni te ne për anëtarësimin në BE (VIDEO)

Gjatë takimit Metsola vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe rikonfirmoi mbështetjen e Parlamentit Evropian për anëtarësimin e vendit në BE.

M.K.
Metsola pret Ramën në Bruksel: Mund të mbështeteni te ne
Edi Rama dhe Roberta Metsola

BRUKSEL- Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar këtë të hënë në Bruksel me Presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dytë të Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit Metsola vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe rikonfirmoi mbështetjen e Parlamentit Evropian për anëtarësimin e vendit në BE.

“Dua t’ju përgëzoj për përparimin që keni bërë në këtë proces. Siç e dini, ky Parlament është shumë, shumë mbështetës i zgjerimit. Prandaj është mirë që jeni këtu. Mund të mbështeteni në përkrahjen tonë në këtë drejtim” tha Metsola./ZËRI

MOS HUMB