SARANDË- Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri Wendt ka zhvilluar një takim në Sarandë me tre vullnetarë të Korpusit të Paqes James, Nick dhe Kevin të angazhuar në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik.
Gjatë takimit vullnetarët ndanë përvojat e tyre në mësimdhënien e gjuhës angleze organizimin e kampeve rinore dhe programeve të kodimit kompjuterik. Ndërsa vullnetari i angazhuar në zhvillimin ekonomik prezantoi bashkëpunimin me Bashkinë e Sarandës dhe mbështetjen për një organizatë jofitimprurëse në komunitet.
Reagimi i Ambasadës Amerikane:
AMBASADORI I SHBA TAKON VULLNETARËT E KORPUSIT TË PAQES NË SARANDË
Gjatë vizitës së tij së fundmi në Sarandë, Ambasadori i SHBA-së, Wendt, u takua me vullnetarët e Korpusit të Paqes në fushat e arsimit dhe zhvillimit ekonomik, James, Nick dhe Kevin, për të mësuar më shumë rreth punës së tyre në shkollat vendore, programet rinore dhe organizatat e komunitetit.
Vullnetarët që shërbejnë në sektorin e arsimit ndanë përditësime nga mësimdhënia prej tyre e anglishtes dhe angazhimin e tyre në kampet rinore dhe të programimit kompjuterik, ndërsa vullnetari i zhvillimit ekonomik prezantoi punën e tij me Bashkinë dhe mbështetjen që ofron për një organizatë jofitimprurëse në komunitet.
Jemi krenarë për ndikimin që vullnetarët tanë krijojnë në mbarë Shqipërinë dhe mirënjohës për partneritetet e forta që mbështesin shërbimin e tyre. Shprehim falënderimet tona të sinqerta për Ambasadorin Wendt për mbështetjen dhe angazhimin e vazhdueshëm ndaj komuniteteve tona./ZËRI