Politikë

“Pjesë e partisë, por…”/Klosi tregon çfarë ndodhi në Asamble: Spiropali nuk është më pjesë e asnjë forumi drejtues të PS

F.I
“Pjesë e partisë, por…”/Klosi tregon
Edi Rama, Elisa Spiropali dhe Blendi Klosi

TIRANË-Sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka treguar se çfarë ndodhi në Asamblenë e mbajtur më 14 nëntor, lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin nga partia të deputetes Elisa Spiropali dhe Plarent Ndrecës, avokatit të Erion Veliaj. 

Klosi ka sqaruar se Elisa Spiropali nuk është shkarkuar nga partia, por nga të gjitha forumet e PS-së. Ai tha se ishin forumet që pas kërkesës së Asamblesë vendosën që ta përjashtojnë atë nga të gjitha forumet e PS-së. E njëjta gjë vlen edhe për Ndrecën.

"U mor vendimi për t’i përjashtuar nga të gjitha forumet e PS-së, Elisa Spiropalin edhe Plarent Ndrecën. Ne nuk jemi parti që shkarkojmë njerëz, këtë filozofi ka pasur dhe në dekadat e fundit, që të jetë e hapur. E kemi dhe në statut që edhe online mund të regjistrohet. Kjo është mënyra si formohet Asambleja, si shkarkohet është bazuar në statusin e Asamblesë, që ua jep forumeve të partisë… Kjo është përbërja si krijohet forumi i lartë i PS-së, neni 22 jep të drejtën forumeve që për arsye që i gjykon vetë Asambleja kërkon shkarkimin.

Ishin tre kolegë që patën diskutime dhe e gjithë Asambleja mori këtë vendim. Në mënyrën si funksionon, u shkarkuan të dy anëtarët nga forumet, nga Asambleja e PS-së. Asambleja mbajti këtë qëndrim dhe të dy kolegët janë të shkarkuar nga forumet e PS-së, por jo nga PS-ja. Nga partia nuk kemi shkarkuar askënd,"-u shpreh Blendi Klosi në Top Story.

MOS HUMB