Politikë

Videoja duke “luajtur” me 100 € që po qarkullon në rrjet, reagon deputetja Kushi: Nuk jam unë, kam bërë kallëzim

zh.ll

Videoja duke “luajtur” me 100 € që po qarkullon në

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi, ka reaguar lidhur me disa pamje që pa qarkullojnë së fundmi në rrjet.

Bëjet fjalë për një video ku shfaqet një grua që flet në mënyrë të papërshtatshme, teksa është duke tundur një kartëmonedhë 100 euro në një ambient publik.

Përmes një reagimi publik, Kushi mohon të jetë personi që shfaqet në pamjet që po qarkullojnë. Kushi i cilëson aludimet si një përpjekje për manipulimin e identitetit dhe dëmtimin e reputacionit të saj.

Deputetja bën me dije se ka paraqitur një kallëzim penal pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësve.

Reagimi i plotë:

Në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën pretendohet se personi që shfaqet jam unë. Dua ta bëj të qartë se kjo nuk është e vërtetë. Personi në video nuk jam unë dhe nuk kam asnjë lidhje me këtë përmbajtje.

Është e papranueshme që, përmes manipulimit dhe keqpërdorimit të teknologjisë, të tentohet të tjetërsohet identiteti i një personi dhe të cënohet dinjiteti dhe reputacioni i tij.

Për këtë arsye, sot kam paraqitur një kallëzim pranë organeve kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të rastit, identifikimin e personave përgjegjës dhe marrjen e masave për heqjen e menjëhershme të videos nga platformat ku është publikuar.

Kjo nuk është thjesht një çështje personale. Është një çështje që lidhet me respektimin e dinjitetit njerëzor, mbrojtjen e identitetit dhe përgjegjësinë që secili duhet të mbajë për atë që krijon, publikon apo shpërndan në hapësirën digjitale.

MOS HUMB