TIRANË- Sot pritet të mblidhet Komisioni për Zgjedhoren, ku do të merret vendimi për t'i dërguar Komisionit të Venecias draftin e rishikuar për financimin e partive politike, me qëllim marrjen e një opinioni urgjent. Kjo nismë vjen pas rishikimit të draftit në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Në mbledhjen e sotme pritet të diskutohen propozimet ligjore të opozitës, rekomandimet e pazbatuara të ODIHR-it, si dhe ndërhyrjet ligjore që kërkohen për zgjedhjet e ardhshme vendore.
Mbledhja e Komisionit është thirrur një ditë më parë nga dy bashkëkryetarët e Komisioni u thirr një ditë më parë nga dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD pas takimit me ambasadorin e OSBE-së Michael Tarran.
Pak ditë nga përfundimi i mandatit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita vijojnë të mos gjejnë konsensus për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në këtë situatë OSBE u kërkon palëve të përshpejtojnë negociatat, në mënyrë që reforma të përfundojë përpara zgjedhjeve vendore të 9 majit 2027.