Aktualitet

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir Shehu, ortaku i burrit të Olta Xhaçkës te ‘UNIPHARMA’

Në 'Unipharma', Ilir Shehu dhe Artan Gaçi janë ortakë me nga 50 për qind të kapitalit në kompaninë me seli në Kashar.

F.I
Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir
Artan Gaçi dhe Ilir Shehu

TIRANË-Prokuroria e Tiranës sekuestroi sot 29 pasuri të Ilir Shehut alias Pasholli, i dënuar për trafik droge në Itali dhe i zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë. Mes pasurive të sekuestruara janë edhe kompanitë “Medicamenta”, “Mega Store”, “Italialbania Pharma” dhe “Unipharma”. Kjo e fundit krijon edhe lidhjen me Artan Gaçin, ndërtues, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe bashkëshort i ish-ministres dhe deputetes aktuale të PS-së, Olta Xhaçka.

Në 'Unipharma', Ilir Shehu dhe Artan Gaçi janë ortakë me nga 50 për qind të kapitalit në kompaninë me seli në Kashar. Shoqëria u krijua më 9 tetor 2017. “UniPharma” dyshohet se ka futur në Shqipëri tri herë më shumë ilaçe dhe materiale mjekësore sesa ka deklaruar në doganë. 

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir

Drogë dhe ilaçe! Iu sekuestruan 29 pasuri, kush është Ilir

Si funksiononte skema

Nga hetimet rezultoi se ortaku i Artan Gaçit, Ilir Shehu kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

Në aktivitetin me ilaçet Shehu rezulton i bashkuar edhe me Artan Gaçin, nëpërmjet kompanisë “Unipharma”, e cila sot është nën sekustro nga prokuroia e Tiranës, por për bashkëshortin e deputetes Olta Xhaçka, ende nuk ka një njoftim zyrtar nëse ka qenë i implikuar në skemën e kontrabandës së ilaçeve. 

Ajo gjë që thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës është se "nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.23, të nisur mbi bazën e akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi ankesën se ky shtetas dhe personat e lidhur me të zotërojnë një sërë pasurish të përfituara në mënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike".

Kompanitë farmaceutike italiane figuronin më parë si pronare të “Medicamenta”, ndërsa më pas ia shitën formalisht shoqërinë Ilir Shehut. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. 

Në vitin 2025, emri i Ilir Pashollit u përmend edhe nga Nadir Çausholli, pronari i "CFO Pharma". Asokohe u raportua për një skemë të mirëorganizuar mashtrimi financiar, ku përfshiheshin kompanitë farmaceutike private dhe farmaci.

Në qendër të hetimit ishin  veçanërisht dy medikamente që përdoren për sëmundjen e astmës, të quajtur respektivisht Foster dhe Trimbow. Çausholli e lidhi skandalin me sulm konkurrence nga Ilir Shehu (Pasholli), pronari i kompanive Medicamenta dhe Mega Store.

MOS HUMB