FOTO ILUSTRUESE
FIER-Kontrolle janë zhvilluar në ambientet e burgut të Fierit nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit janë gjetur doza të dyshuara si lëndë narkotike e llojit hashash.
Lidhur me kontrollet e zhvilluara pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërsa ende nuk bëhet e ditur sa është sasia e drogës e sekuestruar, në cilin sektor u gjet apo kujt i përket.