TIRANË- Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë hapur aplikimet për pranimin e 250 ushtarëve dhe detarëve aktivë. Të rinjtë që dëshirojnë të bëhen pjesë e strukturave ushtarake kanë kohë të paraqesin aplikimet deri më 15 janar 2027.
Në kuadër të kësaj nisme në qytete të ndryshme të vendit po organizohen takime informuese përmes aktivitetit 'Ditët e Hapura' me synimin për t'u prezantuar të interesuarve mundësitë që ofron karriera në Forcat e Armatosura.
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi ka ftuar të rinjtë të shfrytëzojnë këtë mundësi. Pas përfundimit të përzgjedhjes kandidatët fitues do t'i nënshtrohen stërvitjes bazë, e cila do të zhvillohet nga 22 shkurti deri më 30 prill 2027./ZËRI