Aktualitet

Stani i drogës në Lezhë! Apeli shpall të pafajshëm vëllain e ish-deputetit të PS Eduard Ndreca

Arrestimi i Armando Ndrecës, u bë më 11 prill 2024 gjatë një operacioni anti-drogë të Policisë së Lezhës dhe Forcës Operacionale, ku u zbulua një "serë" kanabisi, brenda pyllit në Lezhë.

F.I
Stani i drogës në Lezhë! Apeli shpall të pafajshëm
Armando dhe Eduard Ndreca

LEZHË-Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Arrestimi i Armando Ndrecës, u bë më 11 prill 2024 gjatë një operacioni anti-drogë të Policisë së Lezhës dhe Forcës Operacionale, ku u zbulua një "serë" kanabisi, brenda pyllit në Lezhë.

Në dhjetor 2025, Gjykata e Lezhës dënoi me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre personat e marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjeti. Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca dhe u dënua me katër vite e katër muaj burg. 

Më herët vëllai i deputetit të PS, Eduart Ndreca, u lirua nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij. Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve. Pas bashkimit të dënimeve dhe aplikimit të uljes me një të tretën, dënimi përfundimtar ndaj tij ishte caktuar në 4 vite e 4 muaj burg. Çështja u shqyrtua më pas në Gjykatën e Apelit, e cila ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke vendosur pafajësinë e Armando Ndrecës.

Ndërkohë dy personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, Elvis Shpellzaj dhe kunati i Ndrecës, Armel Nikdukaj, janë dënuar me nga 6 vite e 8 muaj burg secili për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Stani ishte përshtatur si serë për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, nëpërmjet llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Gjithsej brenda kishte 2973 bimë narkotike (disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë), një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi, pra të gjitha mjetet e nevojshme për të kryer kultivimin e kanabisit./ZËRI

MOS HUMB