Aktualitet

Stani në "serë" kanabisi, lihet në detyrim paraqitje vëllai i deputetit të PS! Burg për dy shokët

Për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit socialist Eduart Ndreca, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me drogën, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'.

f.t
Stani në "serë" kanabisi, lihet në detyrim paraqitje
PAMJE NGA NGJARJA

LEZHË-Kanë dalë para gjykatës së Lezhës dy bashkëpunëtorët e vëllait të deputetit të Partisë Socialiste, Eduart Ndreca, Armandos. Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai të cilët u kapën në flagrancë disa ditë më parë në Kashnjet të Lezhës për kultivimin e lëndëve narkotike, janë lënë në burg. Ndërkohë për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit socialist Eduart Ndreca, i cili është shprehur se nuk ka lidhje me drogën, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë 'detyrim paraqitje'.

Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca është ndaluar nga Policia e Lezhës, ndërsa kunati i tij, Armel Nikdukaj dhe shoku i të dyve Elvis Shpellzai janë vënë në pranga pas një aksioni në pyllin e fshatit Kashnjet që zbuloi një stan të përshtatur për kultivim kanabisi. Në fermën e kanabisit u sekuestruan 3000 mijë bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë.

Poll

MOS HUMB