foto ilustruese
TIRANË- Një sasi lëndë plasëse e pashpërthyer është gjetur në portën e jashtme të banesës së Emiljan Gjonajt, në lagjen “Mark Lula”. Zona u vendos nën kontroll, ndërsa në vendngjarje ndërhynë edhe forcat xheniere për trajtimin e lëndës plasëse. Ka dyshime se ngjarja lidhet me ndërtimet në zonë, pasi Gjonaj merret me ndërtim dhe aktualisht një pallat në lagjen “Mark Lula” është duke u ndërtuar nga ana e tij. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe rrethanat e ngjarjes.
/ZËRI