Video

HIV në Shqipëri, 13 viktima dhe 113 raste të reja në 10 muaj

Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, nga personat e diagnostikuar, 47 kanë rezultuar në fazën e SIDA-s, ndërsa 13 persona kanë humbur jetën.

zh.ll
HIV në Shqipëri, 13 viktima dhe 113 raste të reja në 10 muaj
foto ilustruese

TIRANË- 113 raste të reja me Hiv-Aids janë zbuluar këtë vit në Shqipëri, dy prej të cilëve janë fëmijë. Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, nga personat e diagnostikuar, 47 kanë rezultuar në fazën e SIDA-s, ndërsa 13 persona kanë humbur jetën. Grupmoshat me numrin më të lartë të rasteve janë personat 30-39 vjeç, si dhe ata mbi 50 vjeç. Të dhënat tregojnë se meshkujt përbëjnë afro 74% të rasteve të diagnostikuara. Pas Tiranës, Durrësi renditet si qyteti me numrin më të lartë të rasteve të regjistruara. Shifrat ngrejnë shqetësime për diagnostikimin e vonuar dhe pasojat që sjell mungesa e trajtimit në kohë.

/ZËRI

MOS HUMB