Video

Atentati ndaj “Sel Çamit”, dyshohet se autorët ngatërruan shënjestër

Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe përfshirjen e disa personave dhe përdorimin e dy automjeteve në atentat.

zh.ll

Atentati ndaj “Sel Çamit”, dyshohet se autorët

TIRANË-Hetimet për vrasjen e Selami Hasani dhe nipit të tij në Fier, kanë marrë një kthesë tjetër. Teksa detaje të reja dalin në dritë, sipas raportimeve, një nga pistat që po shqyrtohet nga grupi hetimor është mundësia që autorët të kenë ngatërruar shënjestër gjatë sulmit me armë zjarri, duke qëlluar fillimisht mbi nipin dhe më pas ndaj Selami Hasanit. Megjithatë, deri më tani nuk ka një informacion zyrtar që konfirmon këtë pistë. Hetuesit po verifikojnë edhe dyshimet për një atentat të organizuar paraprakisht, që mund të ketë lidhje me të shkuarën kriminale të 60-vjeçarit, kryesisht konflikti i hershëm me Arben Isufajn, i njohur si “Ben Qimja”. Selami Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e nipit të Arben Isufajt, ngjarje e ndodhur më 25 mars 2002. Ndërkohë, hetuesit po verifikojnë edhe përfshirjen e disa personave dhe përdorimin e dy automjeteve në atentat. Një “Volvo”, i filmuar pranë banesës së viktimës, rezulton i vjedhur në Suedi dhe ka hyrë në Shqipëri përmes Morinës, ndërsa lidhur me këtë, raportohet se Policia shqiptare po kërkon informacion nga autoritetet kosovare.

/ZËRI

MOS HUMB