Video

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

Breçani akuzohej se kishte investuar para të ardhura nga trafiku i drogës në ndërtimin e hidrocentralit “HEC Drita Energy” në Tropojë.

zh.ll
Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin
Erzen Breçani

TIRANË- Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish-zv.drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili po hetohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Çështja lidhej me aktivitetin e djalit të tij, Eralbi Breçanit, në trafikun e drogës, ku bashkëpunonte me kunatin e tij, Ervin Matën. Breçani akuzohej se kishte investuar para të ardhura nga trafiku i drogës në ndërtimin e hidrocentralit “HEC Drita Energy” në Tropojë. Ish-polici ishte arrestuar më 20 nëntor të vitit 2023, ndërsa në korrik të vitit 2024 doli nga qelia dhe u la në “arrest shtëpie”. Breçani u arrestua pas zbardhjes së bisedave në SKY ECC, ku fliste me djalin e tij Eralbi Breçanin, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar kokaine, bashkë me Ervin Matën. Eralbi Breçani, i akuzuar për trafikimin e 446 kilogramëve kokainë, ndodhet në qëli pasi u vetëdorëzua në Spanjë në 2 prill të këtij viti dhe u ekstradua më 13 qershor 2026./ZËRI

 

MOS HUMB