Politikë

Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS! Socialistët votojnë pro largimit, 2 deputetë abstenuan

Vendimi vjen disa ditë pas kryeministri Edi Rama kërkoi largimin e saj nga të gjitha forumet dhe strukturat e partisë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, të zhvilluar më 14 nëntor.

zh.ll
Elisa Spiropali përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS! Socialistët
elisa spiropali

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të deputetes Elisa Spiropali nga grupi. Ndërkohë, vetëm dy deputetë kanë abstenuar, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi. Kërkesa është hedhur në votim gjatë mbledhjesë së sotme të grupit, ndërsa mësohet se vetë Spiropali nuk qenë e pranishme. 

Vendimi vjen disa ditë pas kryeministri Edi Rama kërkoi largimin e saj nga të gjitha forumet dhe strukturat e partisë gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, të zhvilluar më 14 nëntor.

Çfarë ndodh tani pas përjashtimit të Spiropalit? PS zbret në 81 mandate

Partia Socialiste siguroi shumicën e mandateve në Kuvend, në zgjedhjet e 11 majit 2025 me 83 vende, por numri u ul me largimin e deputetets së Malësisë së Madhe, Marjana Koçeku. Aktualisht, edhe me përjashtimin e Spiropalit, mandatet e socialistëve zbresin në 81.

Kjo do të thotë se PS nuk do të mund të sigurojë e vetme shumicën e cilësuar prej 84 votash, që i lejonte mazhorancës të miratonte pa probleme edhe ligjet. Në këto kushte, votat e tre deputetëve socialdemokratë të Tom Doshit do të merrnin një rëndësi vendimtare për mazhorancën./ZËRI

MOS HUMB