Video

Ekzekutohet Selami Hasani, hasmi i “Ben Qimes” që i vrau nipin!

Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami” ose “Seli i Matit”, i dënuar me herët me 25 vite burg, ishte një emër me precedentë të mëparshëm kriminal.

zh.ll
Ekzekutohet Selami Hasani, hasmi i “Ben Qimes” që i vrau nipin!
ben qimja-selami hasani

TIRANË- Selami Hasani është ekzekutuar në oborrin banesës së tij në Fier, në lagjen “1 Maji”, ndërsa i plagosur ka mbetur nipi i tij, Jakup Hasani. Selami Hasani, i njohur si “Sel Çami” ose “Seli i Matit”, i dënuar me herët me 25 vite burg, ishte një emër me precedentë të mëparshëm kriminal. Emri i tij lidhet me Arben Isufajn, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, për shkak të një konflikti të hershëm mes tyre. Konkretisht, Hasani ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Julian Isufajt, nipit të Arben Isufajt, ngjarje e ndodhur më 25 mars 2002. Dyshimet paraprake lidhen me konflikte të mëparshme që personat në fjalë dyshohet se kanë pasur me njëri-tjetrin ndër vite. Megjithatë, nuk asnjë informacion zyrtar nëse këto ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën. Deri tani nuk ka asnjë gjurmë as nga autorët, ndërsa 3 persona janë shoqëruar në Polici për ngjarjen. Ndërkohë, gjatë ditës janë gjetur 2 automjete të djegura, të dyshuara se u përkisnin autorëve. Në njërin prej tyre janë gjetur 2 armë zjarri, ndërsa në vendngjarje janë sekuestruar edhe 10 gëzhoja.

/ZËRI

MOS HUMB