TIRANË- Një 25-vjeçar, i identifikuar si Albi Muça, është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro biznesmenit dhe ndërtuesit Ardi Kollçaku, duke u prezantuar në aplikacionin e komunikimit “Signal” si kryeministri Edi Rama. Sipas raportimeve, 25-vjeçari kishte kontaktuar biznemenin dhe i kishte thënë se do të dërgonte një person për të marrw shumën e parave. Por biznesmeni, themelues i kompanisë “Anchor Invest”, ka dyshuar se bëhej fjalë për një skemë mashtrimi dhe ka njoftuar menjëherë Policinë. Pas denoncimit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, kanë organizuar ndërhyrjen, duke bërë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit në momentin kur po merrte çantën me para. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast.
./ZËRI