Video

Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në rajon

Mesatarja e gjashtë vendeve të rajonit ra nga 81% në vitin 2025 në 76,5% në vitin 2026, duke e zgjeruar diferencën me Shqipërinë me rajonin në 15,6 pikë përqindjeje.

zh.ll
Perceptimi mbi korrupsionin rritet në Shqipëri, bie në rajon
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në Shqipëri shqetësimet për korrupsionin janë rritur gjatë këtij viti, teksa në vendet e Ballkanit Perëndimor po shënojnë rënie. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Shqipëri, 92,1% e të anketuarve e konsiderojnë korrupsionin mjaft ose shumë të përhapur, nga 86,6% një vit më parë. Mesatarja e gjashtë vendeve të rajonit ra nga 81% në vitin 2025 në 76,5% në vitin 2026, duke e zgjeruar diferencën me Shqipërinë me rajonin në 15,6 pikë përqindjeje. Në vitin 2026, 36% e të pyeturve në Shqipëri e cilësuan korrupsionin “shumë të përhapur”, nga 28% në vitin 2025. Sipas SecuriMeter 2026, 61% e të anketuarve në Shqipëri thanë se ata ose një anëtar i familjes kishin bërë një pagesë shtesë, kishin dhënë një dhuratë me vlerë ose kishin bërë një donacion në sistemin shëndetësor gjatë tre viteve të fundit, kundrejt 27,4% në rajon.

/ZËRI

MOS HUMB