Video

'Karrigia' e Tiranës? Braçe, Qori e Binaj...disa emra nga PS, PD ende pa kandidat

PS shpalli emrat për drejtuesit politik të Tiranës, por ende s'ka një kandidat, po ashtu, as PD.

zh.ll
'Karrigia' e Tiranës? Braçe, Qori e Binaj...disa emra nga
Arlind Qori, Florjan Binaj dhe Erion Braçe

TIRANË-Rreth gjatë muaj nga zgjedhjet vendore 2027, të cilat do të mbahen më 9 maj lista e kandidatëve ende nuk është formësuar. Kandidatë të vetëshpallur, emra të aluduar, por mazhoranca dhe opozita nuk kanë ndezur ende 'motorët' e fushatës, duke u ndalur vetëm në përgatitjet paraprake. Gara më e fortë mbetet ajo për Bashkinë e Tiranës. PS shpalli emrat për drejtuesit politik të Tiranës, por ende s'ka një kandidat, po ashtu, as PD-ja. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, është një ndër emrat e përfolur deri më tani si një nga kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të 9 majit. Nga radhët e PS ka edhe të kandidatë të vetëshpallur, si Erion Braçe, i cili ka shprehur ambiecien për të garuar për Bashkinë e kryeqytetit. Nga kampi demokrat ende nuk ka asnjë kandidat të shpallur. Ndërkohë, aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka konfirmuar kandidaturën e tij si kandidat i pavarur. Po ashtu, edhe kreu i 'Lëvizjes Bashkë', Arlind Qori, ka konfirmuar se do të jetë kandidat i kësaj force politike. Gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës pritet të marrë formë në muajt në vijim, me emrat zyrtarë nga PS dhe PD. Disa muaj para dhe lista e pretendentëve për drejtimin e Bashkisë së Tiranës mbetet ende e hapur.

/ZËRI

MOS HUMB