Video

‘Ura’/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln € pasuri: Makina, lokale e apartamente

Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Posaçme, më 17 nëntor, përfshihen dhjetëra prona të paluajtshme, automjete luksoze dhe kuota në disa shoqëri tregtare

zh.ll
‘Ura’/ SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln € pasuri: Makina,
Adi Çoba, Nexhmedin Danaj

TIRANË-SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro në kuadër të operacionit "Ura". Bëhet fjalë për asete që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal i grupit të Adi Çobës. Ky i fundit, së bashku me Elvis Doçin e njohur si “Visi i Pojës”', njihen si dy figurat kyçe të transportit të kokainës e heroinës drejt vendeve të Evropës. Në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Posaçme, më 17 nëntor, përfshihen dhjetëra prona të paluajtshme, automjete luksoze dhe kuota në disa shoqëri tregtare. Konkretisht, në kërkesën për konfiskim përfshihen shoqëritë: “Marquess” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, si dhe agjencia e udhëtimit “Dubai Im” dhe kompania televizive kabllore “Vlora Cable”, në pronësi të Nexhmedin Danajt. Sipas SPAK, këto pasuri, rezultojnë të regjistruara në emër të personave nën hetim, familjarëve dhe personave të lidhur me ta. Ndërkohë, hetimet vijojnë për identifikimin e personave dhe pasurive të tjera që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.

/ZËRI

MOS HUMB